Veliaj: Koha për pistë motokrosi në Tiranë
2024-04-22 16:22:53

Erion Veliaj Motocross (Foto RTSH)

Erion Veliaj Motocross (Foto RTSH)

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka premtuar ndërtimin e një piste motokrosi në Tiranë, shkruan RTSH. Këtë ai  e bëri të ditur gjatë një takimi me zyrtarë të lartë të Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit. Ka ardhur koha që edhe Tirana të ketë një pistë për sportet e motokros-it, si një alternativë më shumë për vizitorët, që adhurojnë turizmin e aventurës, tha Veliaj.

Duke kujtuar garën ndërkombëtare “Rally Albania”,  Veliaj tha se "Ne duam të futemi në Europë edhe për sporte të tjera. Ndoshta ka ardhur koha të kemi një pistë për motoçiklizmin dhe ato që quhen sportet e motokros-it. Ndërtimi në periferi të Tiranës, do të ishte një arsye më shumë, për të shtuar një stacion turistësh në stacionet e shumta që ka Tirana”, tha Veliaj.(Fatosi)