Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miraton ndihmën për Ukrainën. Zelenski: Historia në rrugën e duhur!
2024-04-22 15:27:39

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka miratuar një paketë prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën, në një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të pengesës disamujore të ndihmës për Kievin, njofton RTSH.

Mike Johnson, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve e çoi projektligjin në Dhomën e kontrolluar nga republikanët të shtunën, pavarësisht kundërshtimeve nga linjat e ashpra në partinë e tij, duke përfshirë kërcënimet për ta rrëzuar atë. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi 60.84 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, që shihen si jetike për të trajtuar fitimet në rritje ruse në fushën e betejës dy vjet pasi Moska pushtoi Ukrainën. Kjo do të lejojë Joe Biden që t'i dërgojë Ukrainës armë nga rezervat e vetë SHBA-së.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka postuar menjëherë një deklaratë në X, duke përshëndetur rezultatin.  “Demokracia dhe liria do të kenë gjithmonë rëndësi globale dhe kurrë nuk do të dështojnë për sa kohë që Amerika ndihmon për ta mbrojtur atë" shkruajti ai.(Fatosi)