Zëdhënësi i Kremlinit thotë se ndihma do të "shkatërrojë më tej" Ukrainën
2024-04-22 15:30:04

Zëdhënësi i Kremlinit Peskov (Foto RTSH)

Zëdhënësi zyrtar i Kremlinit ka reaguar ndaj votimit të së shtunës me një koment të publikuara nga agjencia ruse e lajmeve Tass, njofton RTSH. Dmitry Peskov thotë se ndihma ushtarake "do të shkatërrojë më tej Ukrainën, duke bërë që më shumë ukrainas të vdesin për fajin e regjimit të Kievit". Përveç financimit për Ukrainën, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi gjithashtu dispozita për të ripërdorur asetet e ngrira ruse të mbajtura në SHBA dhe për të devijuar paratë në Kiev.

Ai tha se SHBA "do të duhet të përgjigjet" për këtë veprim, duke thënë se Rusia do ta bëjë këtë në një mënyrë që "i përshtatet më së miri interesave tona". Peskov tha se masa do të shkaktojë "dëm të pariparueshëm" në imazhin e Amerikës.(Fatosi)