Rritet numri i vizitorëve në memorialin e Skënderbeut në Lezhë
2024-04-21 15:48:58

foto: RTSH

foto: RTSH

Numri i vizitorëve dhe turistëve të huaj në zonën historike të Lezhës dhe te memoriali i Gjergj Kastrioti Skënderbeut ka shënuar rritje.

Sipas përgjegjësit të Trashëgimisë Kulturore pranë Bashkisë Lezhë, Paulin Zefi, cituar nga “RTSH”, numri i turistëve të huaj në memorialin e Skënderbeut, krahasuar me vjet, është rritur me 33 për qind.

Sipas tij, këtë vit ka pasur numër të shtuar turistësh kryesisht nga Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut.

Muajt prill dhe maj pritet të kenë një numër më të madh turistësh e vizitorësh.

Zona historike, me kalanë mesjetare, memorialin e Skënderbeut dhe vendi ku u mbajt Kuvendi i Lezhës, janë destinacione që vizitohen me mjaft interes nga turistët.