Vendet e G7-s i bënë thirrje Izraelit dhe Iranit mos të përshkallëzojnë konfliktin
2024-04-21 17:12:10

foto: ATSH

foto: ATSH

Vendet e G7-s dënuan Iranin për sulmet e tij ndaj Izraelit dhe u bënë thirrje palëve që mos të përshkallëzojnë tensionet.

“Ftojmë të gjitha palët të punojnë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. G7-a do të vazhdojë të punojë drejt këtij qëllimi. U bëjmë thirrje të gjitha palëve, si në rajon ashtu edhe më gjerë, të ofrojnë kontributin e tyre pozitiv në këtë përpjekje kolektive”,- thuhet në ministrave të Jashtëm të G7-s, në kuadër të samitit të organizuar në Itali.

G7-a gjithashtu shprehu mbështetje të fortë për Ukrainën.

“Ne riafirmojmë vendosmërinë tonë të palëkundur për të mbështetur Ukrainën demokratike ndërsa mbron lirinë, sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të saj, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, thuhet në deklaratë.