Rriten çmimet e naftës dhe arit pas rinisjes së tensioneve në Lindjen e Mesme
2024-04-21 15:44:52

foto: VCG

foto: VCG

Çmimet e naftës dhe arit u rritën pas sulmit izraelit në Iran.

Nafta e papërpunuar Brent, standardi ndërkombëtar, u rrit 1.8% në 88 dollarë për fuçi, ndërsa ari për pak kohë iu afrua një niveli rekord përpara se të binte në gati 2400 dollarë për ons, shkruan “ATSH”.

Investitorët kanë vëzhguar nga afër reagimin e Izraelit ndaj sulmit të drejtpërdrejtë me dron dhe raketa të Iranit fundjavën e kaluar.

Ekziston frika se një përkeqësim i konfliktit në Lindjen e Mesme mund të prishë furnizimet me naftë.

foto: VCG

foto: VCG

Çmimet e naftës fillimisht u rritën me 3.5%. Megjithatë, fitimet ranë pasi media shtetërore iraniane njoftoi se nuk kishte asnjë dëm në provincën Isfahan, ku ishin raportuar shpërthime.

Rritjet e mprehta dhe të qëndrueshme të çmimeve të naftës rrezikojnë të nxisin inflacionin. Vendet janë shumë të varura nga ky mall, i cili përdoret për të prodhuar lëndë djegëse si benzina dhe nafta.

foto: VCG

foto: VCG

Çmimet e karburantit dhe energjisë kanë qenë një nga faktorët kryesorë pas rritjes së kostos së jetesës në mbarë botën gjatë dy viteve të fundit.

Tensionet e rritura në Lindjen e Mesme kanë çuar në shqetësime për pasojat e mundshme për transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit midis Omanit dhe Iranit. Kjo është një rrugë e rëndësishme detare, pasi afërsisht 20% e furnizimit total të naftës në botë kalon përmes saj.