BE vendos sanksione ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor
2024-04-21 15:59:07

foto: VCG

foto: VCG

Bashkimi Evropian ka vendosur për herë të parë sanksione ndaj kolonëve radikalë izraelitë në Bregun Perëndimor për akte dhune kundër palestinezëve.


Marrëveshja u finalizua përmes një procedure të shkruar që lejon vendet anëtare të marrin vendime për çështje urgjente pa dërguar ministra në Bruksel, shkruan “ATSH”.


Sanksionet synojnë individë dhe organizata përgjegjëse për dhunën kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor.


Ata që i nënshtrohen sanksioneve nuk do të jenë më në gjendje të hyjnë në BE ose të bëjnë biznes me qytetarët e BE-së dhe çdo pasuri ose llogari që ata kanë në BE do të bllokohet.


Masat u vendosën nën një regjim sanksionesh të BE-së, i krijuar për të ndëshkuar abuzimet me të drejtat e njeriut.