Autoritetet shqiptare takojnë drejtuesit e Bankës Botërore dhe FMN-së
2024-04-20 11:55:13

Ministri i Financave, Ervin Mete, dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u takuan me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë, Matteo Bugamelli, si dhe me drejtor ekzekutiv të FMN-së për Shqipërinë, Federico Giammusso, shkruan “ATSH”.


Me drejtuesin e BB-së, Bugamelli, ministri Mete bëri të ditur se u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit me Bankën Botërore, ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria, projektet e financimit dhe ato të asistencës teknike.

foto: ATSH

foto: ATSH

Ndërsa me drejtuesin e FMN-së, Giammusso, ministri Mete tha se u diskutua në lidhje me ecurinë dhe zhvillimet e fundit ekonomike, thellimin e reformave, me fokus konsolidimin e mëtejshëm fiskal dhe forcimin e financave publike.