Britania e Madhe dhe SHBA-ja vendosin sanksione ndaj Iranit
2024-04-20 20:51:22

foto: VCG

foto: VCG

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania kanë njoftuar sanksione të reja kundër Iranit.

Departamenti Amerikan i Thesarit ka vënë në shënjestër 16 individë dhe dy subjekte që mundësojnë prodhimin e dronëve iranianë, duke përfshirë llojet e motorëve që fuqizojnë variantet “Shahed”, të përdorur në sulmin e 13 prillit në Izrael, shkruan “ATSH”.

Në shënjestër janë gjithashtu pesë kompani që furnizojnë komponentë për prodhimin e çelikut “Khuzestan Steel Company” (KSC), një nga prodhuesit më të mëdhenj iranianë të çelikut, ose blejnë produktet e saj të gatshme të çelikut.

foto: VCG

foto: VCG

Britania e Madhe i është bashkuar paketës së re të sanksioneve kundër Iranit të shpallur nga SHBA-ja, raportojnë mediat britanike, duke saktësuar se nisma është marrë bashkërisht nga administrata amerikane dhe ajo britanike pas sulmit të Iranit kundër Izraelit.