Aeroporti i Rinasit shton personelin me rritjen e fluksti të udhëtarëve
2024-04-20 11:44:46

foto: RTSH

foto: ATSH

Aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë, gjatë 3 mujorit të parë të 2024, ka pritur rreth 900.000 pasagjerë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, deklaroi se për të përballuar fluksin në rritje të udhëtarëve, për të evituar pritjet e gjata apo oraret e gjata të shërbimit nga ana e efektivëve të policisë së Kufirit e Emigracionit, autoritetet po synojnë shtimin e numrit të tyre, duke zbatuar edhe standardet e vendeve të Bashkimit Evropian, shkruan “RTSH”.

Gjatë vitit 2024, Shqipëria parashikohet që të presë një numër edhe më të madh turistësh se vitin e kaluar. Planet e autoriteteve flasin për pritjen e 14 milionë turistëve.