Presidenti i KiE-së: Ndihma ushtarake për Ukrainën pritet të jetë e shpejtë
2024-04-20 20:54:11

Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel, deklaroi se do të ketë një përgjigje brenda disa ditësh dhe javësh, jo muajsh, për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës.

“Ukraina nuk ka nevojë për fjalë, por për më shumë municione dhe mbrojtje ajrore. Shtetet anëtare e kuptojnë këtë dhe ne zhvilluam një diskutim për këtë. Të gjithë po bëjnë përpjekjet e tyre më të mira. Ishte një debat i domosdoshëm”,- tha Michel në fund të takimit të BE-së, shkruan “ATSH”.

“Dëshirojmë të garantojmë monitorim, duhet të jemi shumë më vigjilentë dhe të bashkëpunojmë më shumë”,- paralajmëroi Michel, duke theksuar nevojën për të bashkuar mjetet, institucionet evropiane nga njëra anë, por edhe autoritetet kombëtare nga ana tjetër.

“Është një sinjal i qartë se nuk jemi naivë”,- tha ai, duke shpresuar për një efektshmëri më të madhe në këtë fushë.