Sulmi në Iran, OKB: Nuk ka dëme në objektet bërthamore
2024-04-20 11:51:01

foto: RTSH

foto: RTSH

foto: VCG

Nuk ka pasur dëme në objektet bërthamore të Iranit pas një sulmi ajror në provincën Isfahan të premten, deklaroi mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara, ndërsa bëri thirrje për vetëpërmbajtje në rajon, shkruan “Panorama”.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se shefi i saj, Rafael Grossi, vazhdon të bëjë thirrje për përmbajtje ekstreme nga të gjithë dhe theksoi se objektet bërthamore nuk duhet të jenë kurrë një objektiv në konfliktet ushtarake.

foto: VCG

foto: VCG

“IAEA mund të konfirmojë se nuk ka dëme në vendet bërthamore të Iranit dhe po monitoron situatën nga shumë afër”,- tha ai.

Më herët, një zyrtar iranian tha se mbrojtja ajrore ka kapur tre dronë. Shumë agjenci lajmesh të lidhura me shtetin iranian raportuan se vendet e lidhura me programin bërthamor të vendit ishin plotësisht të sigurta dhe se sulmi dukej të ishte i kufizuar në shtrirje.