Shefi i NATO-s: Urgjente dhënia e më shumë mbrojtjeje ndaj Ukrainës
2024-04-20 11:42:02

foto: VCG

foto: VCG

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri thirrje aleatëve që të forcojnë mbrojtjen ajrore të Ukrainës, në mes të intensifikimit të sulmeve ruse, shkruan “RTSH”.

Në kuadër të takimit të G7-s në Itali, Stoltenberg tha se fokusi duhet të jetë te mbrojtja ajrore, e cila është një nevojë urgjente dhe themelore për Ukrainën.

foto: VCG

foto: VCG

“Po punojmë në mënyrë aktive për këtë në NATO, kemi bërë përparim dhe kemi përpiluar të dhëna në lidhje me sistemet e ndryshme të mbrojtjes ajrore që ata kanë në NATO, duke u fokusuar te sistemi Patriot. Po punojmë me aleatët për të siguruar që të rivendosim disa nga sistemet në Ukrainë dhe mobilizim të fondeve për të financuar vendosjen kundërajrore në Ukrainë”,- tha shefi i Aleancës.

Ai theksoi se Gjermania njoftoi se do të dërgojë një sistem tjetër Patriot në Ukrainë, si pjesë e përpjekjes së Aleancës për të rritur shpërndarjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.