Shpërthime pranë Isfahan, Izraeli sulmon Iranin
2024-04-20 20:48:11

foto: VCG

foto: VCG

Izraeli ka kryer një sulm brenda Iranit, një lëvizje kjo që kërcënon të përshkallëzojë më tej konfliktin në Lindjen e Mesme, shkruan “RTSH”.

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit u aktivizuan në disa lokacione pasi u dëgjuan shpërthime pranë aeroportit dhe një baze ushtarake në provincën e Isfahanit.

Tre shpërthime u dëgjuan pranë një baze ushtarake ku ndodhen avionët luftarakë në veriperëndim të Isfahanit.

“Mbrojtja aktivizohet në përgjigje të një objekti që ka të ngjarë të jetë një dron”, njoftoi agjencia gjysmë zyrtare iraniane e lajmeve “FARS”.

Pas sulmit, media iraniane raportoi se të gjitha objektet përreth Isfahanit janë të sigurta, duke përfshirë objektet e rëndësishme bërthamore në zonë.