Konflikti Izrael-Iran, presidentja e KE-se bën thirrje për mos të përshkallëzuar situatën
2024-04-20 15:07:09

foto: VCG

foto: VCG

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka bërë thirrje Iranit, Izraelit dhe aleatëve të tyre që të përmbahen nga përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme.

“Është absolutisht e nevojshme që rajoni të mbetet i qëndrueshëm dhe që të gjitha palët të përmbahen nga veprimet e mëtejshme”,- tha von der Leyen, pas sulmit izraelit ndaj Iranit, citon “Panorama”.

foto: VCG

foto: VCG

Disa liderë të tjerë u kanë bërë thirrje vendeve për mos të përshkallëzuar situatën.

Ministri francez për Europën, Jean-Noël Barrot, deklaroi: “Gjithçka që mund të them është se pozicioni i Francës është t’u bëjë thirrje të gjithë aktorëve për mospërshkallëzimin dhe vetëpërmbajtje”.

foto: VCG

foto: VCG

Sekretari kryesor i kabinetit të Japonisë, Yoshimasa Hayashi, tha se vendi është thellësisht i shqetësuar.

“Japonia do të vazhdojë të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme diplomatike për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës”,- tha ai.