Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Nga sulmet izraelite janë vrarë rreth 34 mijë palestinezë
2024-04-19 15:09:07

Foto:VCG

Foto:VCG

Ministria e Shëndetësisë në Gazë bëri të ditur se të paktën 71 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gazë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në rreth 34.000, raporton “RTSH”.

Sipas ministrisë, mbi 76 mijë persona janë plagosur.

Ministria e Shëndetësisë nuk bën dallim mes luftëtarëve dhe civilëve në publikimin e shifrave.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Sulme pa dallim dhe disproporcion: “Human Rights Watch” dhe “Oxfam” muajin e kaluar akuzuan Izraelin për kryerjen e sulmeve jodiskriminuese dhe joproporcionale në shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe vendosjen e dënimeve kolektive ndaj popullatës civile”,- thuhet në njoftim. (Irma)