OKB apelon për 2.8 miliardë dollarë për ndihmë për Gazën dhe Bregun Perëndimor
2024-04-19 15:21:26

Gaza (Foto Panorama)

OKB-ja ka nisur një apel për gati 2.8 miliardë dollarë për të trajtuar urinë e afërt në Gaza dhe për të ndihmuar palestinezët në Bregun Perëndimor, shkruan “Panorama”.

Zyra e saj për Koordinimin e Çështjeve Humanitare bëri të ditur se shuma ishte e nevojshme për të ndihmuar 3.1 milionë njerëz dhe për të ulur vuajtjet njerëzore dhe për të parandaluar humbjet e mëtejshme të jetëve.

Një pjesë e madhe e financimit do të shkojë për ndihma ushqimore në Gaza dhe gati 400.000 njerëz në Bregun Perëndimor.

Një zyrtar i lartë i ndihmës i OKB-së bëri të ditur se Kombet e Bashkuara po luftojnë për të parandaluar urinë në Gaza. (Irma)