OBSH jep alarmin për gripin e shpendëve
2024-04-19 15:22:23

Gripi i shpendeve (Foto Rtsh)

Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin për numrin në rritje të rasteve të përhapjes së gripit avian H5N1, përfshi dhe njerëzit, me një indeks tepër të lartë vdekshmërie, shkruan “RTSH”.

Rastet e infektimit me variantin aktual të gripit të shpendëve filluan në vitin 2020 dhe kanë shkaktuar ngordhjen e dhjetëra miliona shpendëve, mes të cilëve edhe zogj të egër, si dhe gjitarë toke dhe deti, u shpreh zyrtari i OBSH-së Jeremy Farrar.   

Listës së kafshëve të infektuara iu shtuan edhe lopët dhe dhitë, një zhvillim i papritur ky për ekspertët, sepse kjo kategori kafshësh nuk mendohej se nuk të infektoheshin me këtë lloj virusi.

Shqetësimi është se duke infektuar shpendët dhe më pas gjitarët, virusi ka fituar aftësinë të infektojë njerëzit dhe më pas mund të kalojë nga njeriu te njeriu, tha Farrar.

Deri tani nuk ka pasur prova të dëshmojnë se AH5N1 transmetohet mes njerëzve. 

Që nga fillimi i vitit të shkuar deri në 1 prill të këtij viti janë regjistruar 493 humbje jetësh në 889 raste të njerëzve të infektuar me virus nga 23 vende të ndryshme. (Irma)