Mbipopullimi nga turistët, Barcelona heq nga harta një prej atraksionet më të rëndësishme të qytetit
2024-04-19 14:50:23

Foto:VCG

Foto:VCG

Këshilli i qytetit në Barcelonë vendosi për të hequr nga harta e zonave turistike e “Google” dhe “Apple” lagjen “La Salut”.

Për vite me radhë, banorët ishin ankuar se nuk mund të shkonin në shtëpi, sepse autobusi i transportit urban ishte gjithnjë i mbushur me turistë që vizitonin Parkun Güell të Antoni Gaudi.

Parku është atraksioni i dytë më popullor i qytetit, pas bazilikës Sagrada Familia, shkruan “RTSH”.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Ne qeshëm me idenë në fillim. Por tani jemi të habitur që masa ka qenë efektive. Më parë ishte e pamundur që qytetarët të mund të hipnin në autobus pasi ishte gjithmonë plot”,- tha zyrtari Cesar Sanchez.

Foto:VCG

Foto:VCG

Albert Batlle, nënkryetari i bashkisë për Sigurinë dhe Bashkëjetesës në Këshillin e qytetit, tha se vendimi ka ndikuar edhe në përmirësimin e lëvizshmërisë rreth parkut. (Irma)