Zelensky dhe Stoltenberg ranë dakord për të mbajtur një takim urgjent të Këshillit Ukrainë-NATO
2024-04-19 16:09:05

Nato (Foto Vishnuias)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe kreu i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), Jens Stoltenberg, ranë dakord për të mbajtur një takim urgjent të Këshillit Ukrainë-NATO, shkruan “Xinhua”.

“Shefi i Aleancës konfirmoi thirrjen e një takimi të jashtëzakonshëm të Këshillit Ukrainë-NATO me kërkesë të Ukrainës”,- tha Zelensky në një postim në “Telegram” pas një bisede telefonike me Stoltenberg.

Takimi do të zhvillohet në nivelin e ministrave të Mbrojtjes.

“Ukraina ka nevojë për hapa të menjëhershëm për të forcuar mbrojtjen ajrore”,- tha presidenti Zelensky.

Zelensky informoi Stoltenberg për sulmin me raketa të Rusisë në qytetin Chernihiv në Ukrainën veriore, i cili vrau të paktën 17 persona dhe plagosi 78 të tjerë. Ata diskutuan gjithashtu zbatimin e iniciativave për furnizimin me predha në Ukrainë. (Irma)