Kina dërgon më shumë furnizime humanitare në Gaza
2024-04-18 10:36:33

Foto nga VCG

Dy grupe furnizimesh humanitare të ofruara nga qeveria kineze për palestinezët pritet të mbërrijnë në aeroportin Al-Arish dhe Port Said në Egjipt të enjten dhe të premten, bëri të ditur Ambasada e Kinës në Egjipt përmes një njoftimi për shtyp.

Dërgesat, duke përfshirë tenda, batanije, veshje, pajisje mjekësore dhe miell, do të transportohen në Rripin e Gazës përmes pikës kufitare Rafah, bën të ditur “Xinhua”.

Për të lehtësuar situatën e rëndë humanitare në Gaza, qeveria kineze ka vazhduar të ofrojë ndihma për Palestinën dhe ka dërguar disa grupe ushqimesh, ilaçesh dhe ndihma të tjera urgjente humanitare përmes Egjiptit, sipas ambasadës. (Elona)