Ndryshime në ligjin “Për barazinë gjinore”, MSHMS: Rritje e pjesëmarrjes së grave në të gjitha fushat
2024-04-18 13:07:45

Foto:VCG

Foto:VCG

Grupi Ndërinstitucional i Punës për rishikimin e ligjit “Për barazinë gjinore në shoqëri” u mblodh të mërkurën në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky ligj, sipas ministrisë, rregullon çështjet themelore të barazisë gjinore në jetën publike, të mbrojtjes dhe trajtimit të barabartë të grave e burrave, për mundësitë dhe shanset e barabarta në ushtrimin e të drejtave, si dhe për pjesëmarrjen e ndihmesën e tyre në zhvillimin e të gjitha fushave të jetës shoqërore, shkruan “ATSH”.

“Ndryshimi i ligjit për barazinë gjinore është i nevojshëm për disa arsye: harmonizimi me ndryshimet e ligjit “Për mbrojtjen nga diskriminimi” dhe harmonizimi me ndryshimet në ligjin “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare””, bën të ditur MSHMS-ja.

Ministria vë në dukje se në nivel ndërkombëtar, ligji “Për barazinë gjinore” ka nevojë të harmonizohet me “Acquis” të Bashkimit Europian në fushën e barazisë gjinore. (Elona)