Heilongjiang i Kinës do të rrisë bashkëpunimin turistik me vendet nordike
2024-04-18 11:04:08

Foto nga VCG

Zyrtarë të kulturës dhe turizmit nga Danimarka dhe provinca verilindore e Kinës, Heilongjiang, janë zotuar të forcojnë bashkëpunimin në industrinë e turizmit.

Ky angazhim u bë gjatë një aktiviteti promovues të turizmit dimëror të mbajtur në Kopenhagë, kryeqyteti i Danimarkës, bën të ditur “Xinhua”.

Foto nga VCG

Organizuar nga Departamenti i Kulturës dhe Turizmit Provincial të Heilongjiang, në aktivitet u eksploruan mundësitë për të rritur bashkëpunimin turistik me vendet nordike.

Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 50 zyrtarë qeveritarë, përfaqësues dhe delegatë nga ndërmarrje të ndryshme. Mbi 10 sipërmarrje shprehën dëshirën e tyre për të forcuar bashkëpunimin në sektorin e turizmit të akullit dhe borës. (Elona)