Kroaci, partia konservatore në pushtet fiton shumicën në zgjedhje
2024-04-18 17:03:20

Foto nga VCG

Partia konservatore në pushtet e Kroacisë, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) e udhëhequr nga kryeministri Andrej Plenkoviç fitoi bindshëm në zgjedhjet parlamentare të së mërkurës.

"Nga nesër në mëngjes, ne do të fillojmë të formojmë një shumicë të re parlamentare për të krijuar qeverinë tonë të tretë," tha zoti Plenkoviç në fjalimin e tij të fitores.