Presidenti Biden, thirrje për miratim të shpejtë të ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin
2024-04-18 19:50:26

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden shprehu të mërkurën mbështetjen e fuqishme për ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën dhe Izraelin, si edhe ndihmën humanitare për palestinezët në Gazë, pasi Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson bëri të ditur se votimi për këtë ndihmë shtesë, do të bëhet të shtunën në mbrëmje.

Demokrati Biden tha në një deklaratë se "Izraeli po përballet me sulme të paprecedentë nga Irani dhe Ukraina po përballet me bombardime të vazhdueshme nga Rusia që janë intensifikuar në mënyrë dramatike muajin e fundit".

"Unë do ta nënshkruaj legjislacionin menjëherë për t'i dërguar një mesazh botës: Se ne qëndrojmë në krah të miqve tanë dhe nuk do të lejojmë që Irani apo Rusia të kenë sukses."