Policia turke arreston 20 të dyshuar të Shtetit Islamik
2024-04-18 13:24:48

Foto:VCG

Foto:VCG

Policia turke arrestoi të mërkurën 20 anëtarë të dyshuar të grupit të Shtetit Islamik, në operacione mbarëkombëtare, sipas ministrit të Brendshëm Ali Yerlikaya. Ministri turk shkroi në platformën e mediave sociale “X” se të dyshuarit u arrestuan në shtatë provinca, duke përfshirë Stambollin dhe  Izmirin, citon “Xinhua”.

Midis tyre, 11 të dyshuar, të cilët u arrestuan në Stamboll, dyshohet se kishin lidhje me selinë e Dashishas të grupit terrorist në al-Hasakah, në verilindje të Sirisë, njoftoi kanali lokal i lajmeve “Haberturk”.

Turqia ka shtuar operacionet kundër terroristëve të Shtetit Islamik, pasi grupi sulmoi një kishë të Stambollit në fund të janarit.

Qeveria turke e cilësoi Shtetin Islamik si organizatë terroriste në vitin 2013 dhe e fajësoi atë për një sërë sulmesh vdekjeprurëse në vend që nga viti 2015. (Elona)