Evakuohen qindra persona pas shpërthimit të vullkanit në Indonezi
2024-04-18 11:45:38

 Foto:VCG

Foto:VCG

Qindra persona janë evakuuar në Indonezi pas shpërthimit në vullkanin Ruang në veri të vendit, bëri të ditur agjencia e lajmeve “Bernama”, citon “ATSH”.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Kundërmasat e Fatkeqësive (BPBD), Abdul Muhari tha se si pasojë e shpërthimit nga rajoni janë evakuuar 828 persona ndërsa deri më 29 prill është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Muhari theksoi se hiri që u përhap pas shpërthimit shkaktoi dëme në rrjetet e komunikimit në zonën përreth.

Ai tha se niveli i paralajmërimit të vullkanit është rritur në tre ndërsa këshilloi banorët dhe turistët të kenë kujdes dhe të shmangin hyrjen në zonë rreth 4 km përreth vullkanit. (Elona)