Danimarka njofton mbylljen e ambasadës së saj në Irak
2024-04-18 11:13:21

Foto nga VCG

Danimarka do të mbyllë ambasadën e saj në Irak, njoftoi Ministria daneze e Punëve të Jashtme, shkruan “Xinhua”.

Ambasada në Bagdad u hap në vitin 2020 për të mbështetur përfshirjen daneze në misionin e NATO-s në Irak (NMI) dhe tani ka përfunduar detyrën e saj kryesore, pas përfundimit të komandës daneze mbi NMI dy vjet më parë dhe largimit të shumicës së personelit ushtarak danez në fillim të këtij viti, bëri të ditur ministria në një njoftim për shtyp.

Sipas ministrisë, ambasada do të mbyllet më 31 maj. (Elona)