Baerbock dhe Cameron, në Izrael për bisedime diplomatike
2024-04-18 10:44:29

Foto nga VCG

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, dhe ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, ishin të mërkurën në Izrael për bisedime mbi krizën.

Cameron foli në favor të një reagimi të matur nga Izraeli ndaj sulmit të fundit të Iranit. Ai tha se shpreson që vendi do të përgjigjet në një mënyrë të zgjuar. Cameron tha se ishte më e rëndësishme të fokusohej në lirimin e pengjeve izraelitë, dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës dhe arritjen e armëpushimit atje, citon “RTSH”.

Baerbock dhe Cameron u takuan me presidentin izraelit Isaac Herzog.

Baerbock u takua gjithashtu me ministrin e Jashtëm izraelit, Israel Katz. (Elona)