Italia i bën thirrje Izraelit të ndalojë operacionin në Gaza
2024-04-18 10:46:35

Foto nga VCG

Italia i ka bërë thirrje Izraelit të ndalojë operacionet e tij ushtarake në Gaza.

Në një intervistë për “La Stampa”, ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, tha se lufta në Gaza u shkaktua nga sulmi barbar i Hamasit, megjithatë tani një armëpushim është i nevojshëm, citon “Panorama”.

Ministri Tajani shtoi se Izraeli duhet të ndalojë operacionet ushtarake që kanë prekur masivisht popullsinë palestineze.

Intervista u realizua përpara takimit të ministrave të Jashtëm të G7-s. (Elona)