OKB: Izraeli refuzon më shumë se 40% të kërkesave për dërgimin e ndihmave në Gaza
2024-04-18 13:22:08

Foto:VCG

Foto:VCG

OKB-ja bëri të ditur se ende po përballet me pengesa për të parandaluar urinë në Gaza.

Dorëzimi i ndihmave u përball me vonesa të konsiderueshme të pikave të kontrollit izraelit, deklaroi Andrea De Domenico, kreu i Zyrës për Koordinimin e Çështjeve Humanitare në Territorin Palestinez të pushtuar, shkruan “Panorama”.

Javën e kaluar, siapas tij, u refuzuan 41% e kërkesave të OKB-së për të ofruar ndihmë në Gazën veriore.

“Kemi të bëjmë me këtë kërcim ku bëjmë një hap përpara, dy hapa mbrapa, ose dy hapa përpara, një hap prapa, që na lë në thelb gjithmonë në të njëjtën pikë”,- tha De Domenico.

“Për çdo mundësi të re që na është dhënë, ne do të gjejmë një sfidë tjetër për t’u përballur, kështu që është me të vërtetë shumë e vështirë për ne që të ngjitemi atje ku do të donim të ishim. Uria është shumë më komplekse. Është shumë më e madhe se sa thjesht të sjellësh miell. Uji, kanalizimet dhe shëndeti janë thelbësore për të frenuar urinë”,- tha De Domenico.

Zyrtarët amerikanë kanë vërejtur përparim në sasinë e ndihmës që shkon në Gaza, por thonë se ende nuk është në nivelin e dëshiruar.

Foto:VCG

Foto:VCG

Izraeli miratoi rihapjen e kalimit Erez në Gazën veriore pas zemërimit global ndaj sulmeve ajrore izraelite që vranë disa punonjës të ndihmës më 1 prill. (Elona)