EBA regjistron reshjet më të dendura në 75 vitet e fundit
2024-04-18 11:42:57

Në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) u regjistrua sasia më e lartë e reshjeve të shiut në 75 vitet e fundit, bën të ditur “ATSH”. Qendra Kombëtare Meteorologjike bëri një deklaratë lidhur me reshjet e dendura që vazhdojnë në rajone të ndryshme të vendit dhe të cilat shkaktuan shtyrjen e fluturimeve dhe kalimin në metodën e arsimit dhe punës në distancë.

“Është shënuar sasia më e lartë e reshjeve që nga viti 1949, kur kanë filluar të mblidhen të dhënat klimatike”,- thuhet në deklaratë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në rajonin Khatm Al-Shikla të qytetit Al Ain, duke arritur në 254,8 milimetra në më pak se 24 orë.

Në një deklaratë, kompania ajrore “Etihad” njoftoi se parashikohen vonesa në fluturime për shkak të motit të keq në Abu Dabi.

Foto:VCG

Foto:VCG

Komiteti Kombëtar i Emergjencave, Krizave dhe Menaxhimit të Katastrofave të EBA-s u bëri thirrje qytetarëve në rajonet ku vazhdojnë reshjet që mos të dalin nga shtëpitë nëse nuk është e nevojshme.  (Elona)