Konfliket në Lindjen e Mesme, rritet çmimi i gazit natyror në Europë
2024-04-18 14:20:56

Foto nga VCG

Çmimi i gazit natyror në Europë ka arritur nivelin më të lartë në tre muaj për shkak të konflikteve në Lindjen e Mesme.

Kontrata standarde e TTF-së për dorëzim në një muaj u rrit në 33.95 euro (36.12 dollarë) për megavatorë në Bursën e Amsterdamit, shkruan “ATSH”.

Ky është çmimi më i lartë që nga fillimi i janarit.

Javën e fundit çmimi i gazit natyror është rritur me mbi 20%, duke u rikuperuar nga rënia e çmimeve në muajt e parë të vitit.

Një arsye për rritjen është frika e investitorëve nga një luftë e re në Lindjen e Mesme dhe ndikimi i mundshëm në furnizimet me gaz nga rajoni.

Tregjet e mallrave presin reagimin e Izraelit pas sulmit iranian.

Më parë, një dimër jashtëzakonisht i butë në Europë kishte shkaktuar rënie të çmimit të gazit. Në shkurt çmimi arriti në 22.31 euro, niveli më i ulët që nga vera e kaluar. (Elona)