Tusk: Polonia duhet të përmirësojë mbrojtjen ajrore për të qenë po aq e sigurt sa Izraeli
2024-04-18 14:17:30

Foto nga VCG

Polonia synon të përmirësojë mbrojtjen e saj ajrore derisa të jetë po aq e sigurt sa Izraeli. Kryeministri polak Donald Tusk, pas një takimi të kabinetit për sigurinë kombëtare, tha se Izraeli kishte interceptuar pothuajse të gjitha raketat dhe dronët e gjuajtur ndaj tij nga Irani gjatë fundjavës, ndërsa Ukraina, fqinji i Polonisë në jug, është në gjendje të përgjojë vetëm një të tretën e raketave ruse, bën të ditur “ATSH”.

“Detyra jonë sot konsiston në përdorimin e çdo sistemi për mbrojtjen e hapësirës ajrore polake për ta bërë Poloninë po aq të sigurt sa Izraeli. Përfundimi që duhet nxjerrë është se hapësira ajrore duhet të kontrollohet për të përmirësuar sigurinë e Polonisë”,- tha ai.

Tusk shtoi se Polonia është e interesuar t’i bashkohet nismës gjermane “European Sky Shield”, e cila do të përfshijë disa vende europiane që do të blejnë raketat “Iris-T” të Gjermanisë me qëllim sigurimin e hapësirës ajrore europiane. (Elona)