Erdogan: Netanyahu, përgjegjës për sulmin e Iranit
2024-04-18 10:37:54

Foto nga VCG

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu si përgjegjës për sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

“Një luftë rajonale nuk duket larg realitetit, zhvillimet e fundit e tregojnë këtë”, - tha presidenti turk, duke iu referuar tensioneve midis Iranit dhe Izraelit, gjatë një fjalimi para kombit pas një takimi të kabinetit.

“Personi i parë që duhet dënuar është kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu”, - tha Erdogan, duke folur për standarde të dyfishta nga Perëndimi, citon “ATSH”.

“Nëse shtypja nuk përfundon në Gaza, i gjithë rajoni do të ekspozohet ndaj konfliktit”,- tha kreu i shtetit turk, duke ftuar botën islame të ngrejë zërin. (Elona)