Zjarr në Bursën e Vjetër të Kopenhagës, zyrtarët e krahasojnë me Notre Dame-in
2024-04-17 14:42:48

Foto nga VCG

Një zjarr ka shpërthyer në Bursën e Vjetër të Kopenhagës, duke përfshirë majën e saj, e cila më pas është shembur.

Sipas Dhomës daneze të Tregtisë, e cila e përdor ndërtesën si selinë e saj, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Ministri i Kulturës, Jakob Engel-Schmidt, u shpreh i pikëlluar që 400 vjet trashëgimi kulturore daneze ishte në flakë, citon “RTSH”.

“Është prekëse të shohësh punonjësit, shërbimet e urgjencës dhe kalimtarët që punojnë së bashku për të shpëtuar thesaret e artit dhe imazhet ikonike të ndërtesës që digjet”.

Zv.kryeministri i Danimarkës, Troels Lund Poulsen, e ka krahasuar ngjarjen në Bursën e Vjetër të Kopenhagës me atë të Notre Dame në Paris. (Elona)