Gazetarët grekë në grevë kundër rritjes së kostos së jetesës
2024-04-17 14:28:07

Foto nga VCG

Gazetarët grekë mbajtën një grevë 24 orëshe për të kundërshtuar rritjen e kostos së jetesës dhe pagat relativisht të ulëta. Të martën nuk kishte lajme në televizion dhe as portalet në internet nuk i përditësuan faqet e tyre, bën të ditur “ATSH”.

“Ne po përjetojmë një sërë rritjesh të njëpasnjëshme shpërthyese çmimesh që po krijojnë një situatë dërrmuese për familjet që po u shkatërrohen të ardhurat”,- bëri të ditur shoqata më e madhe e gazetarëve “ESIEA”.

Inflacioni në Greqi ishte 3.2% në mars. Gazeta e përjavshme e Athinës “To Vima” llogariti se në Greqi duhet të paguash 50 euro për produkte që kushtonin 37 euro dy vjet më parë. (Elona)