Irani: Nëse Izraeli sulmon, do të përgjigjemi edhe më ashpër
2024-04-17 14:25:11

Foto:VCG

Foto:VCG

Presidenti Ebrahim Raisi deklaroi se Irani do të reagojë me një përgjigje të ashpër, të gjerë dhe të dhimbshme ndaj edhe veprimit më të vogël kundër interesave të vendit, shkruan “RTSH”.

Gjatë një bisede telefonike mbrëmë me emirin e Katarit, sheikun Tamim bin Hamad Al Thani, Raisi tha se Irani po vepronte në vetëmbrojtje.

Ai theksoi se ishin shënjestruar bazat izraelite që mendohej se ishin përdorur për të kryer një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në kryeqytetin sirian Damask.

Shefi i shtabit ushtarak të Izraelit, Herzi Halevi, deklaroi të hënën se sulmet e Iranit gjatë fundjavës do të përballen me një përgjigje.

Ministri i Jashtëm i Izraelit bëri thirrje që Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të shpallet organizatë terroriste. (Elona)