Tesla redukton kostot, largohen 14 mijë punonjës, përfshirë edhe drejtues
2024-04-17 13:17:52

Foto:VCG

Foto:VCG

Tesla shkurton fuqinë punëtore globale me më shumë se 10%. Në një e-mail drejtuar punonjësve, Elon Musk shpjegoi se nisma në disa raste i detyrohet dyfishimit të roleve, por mbi të gjitha nevojës për të ulur kostot, bën të ditur “RTSH”. Kompania ka mbi 130 mijë punonjës në mbarë botën. Një shkurtim prej 10% potencialisht barazohet me të paktën 14 mijë punëtorë të pushuar nga puna.

“Ndërsa e përgatisim kompaninë për fazën tonë të ardhshme të rritjes, është jashtëzakonisht e rëndësishme të shikojmë çdo aspekt të kompanisë në drejtim të uljes së kostove dhe rritjes së produktivitetit”,- thekson Elon Musk në një letër drejtuar punëtorëve. “Si pjesë e kësaj përpjekjeje, ne kemi bërë një rishikim të plotë të organizatës dhe kemi marrë vendimin e vështirë për të reduktuar fuqinë tonë punëtore me më shumë se 10% globalisht”,- vazhdon ai. Aksionet e Tesla-s kanë humbur 31% që nga fillimi i vitit. (Elona)