Sheffild, qyteti me më shumë pemë në Europë
2024-04-17 14:40:35

Foto nga VCG

Qyteti anglez Sheffield, i cili dikur njihej më së shumti për çelikun, prandaj edhe është mbiquajtur “qyteti i çelikut”, sot në vend të industrisë “ushqen” gjelbërim.

Qyteti me nëntë herë më shumë pemë sesa njerëz ka pak më shumë se gjysmë milioni banorë të cilët janë dakord se natyra duhet të ushqehet, shkruan “Panorama”.

Qyteti ndodhet në bashkimin e pesë burimeve ujore, lumit Don dhe katër degëve të tij: Sheaf, Rivelin, Loxley dhe Porter Brook, që luajtën një rol të rëndësishëm në evolucionin e Sheffield. 

Më shumë se gjashtëdhjetë për qind e zonës është e mbuluar me parqe, pyje dhe kopshte. 

Autoritetet e qytetit janë të vendosura ta ruajnë natyrën dhe plani i tyre është që qyteti të reduktojë emetimet e karbonit në zero deri në vitin 2025.

Me rreth 4.5 milionë pemë që rriten në të gjithë qytetin, sot, Sheffield ka më shumë pemë për person se çdo qytet tjetër në Europë. (Elona)