Xi Jinping propozon katër parime për zgjidhjen e krizës në Ukrainë
2024-04-17 10:06:34

Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping propozoi të martën katër parime, për të parandaluar daljen jashtë kontrollit të krizës në Ukrainë, dhe për të rivendosur sa më  parë paqen.

Xi u takua me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Pekin dhe të dy udhëheqësit patën një shkëmbim të thelluar pikëpamjesh mbi krizën në Ukrainë, gjatë bisedimeve të tyre. 

Xi theksoi se në situatën aktuale, për të parandaluar daljen e konfliktit jashtë kontrollit, të gjitha palët duhet të punojnë së bashku, për të rivendosur paqen sa më shpejt të jetë e mundur. Për këtë qëllim, ai propozoi katër parime.

"Së pari, ne duhet t'i japim përparësi ruajtjes së paqes dhe stabilitetit dhe të përmbahemi nga kërkimi i përfitimeve egoiste. Së dyti, duhet të qetësojmë situatën dhe të mos i hedhim benzinë zjarrit. Së treti, ne duhet të krijojmë kushte për rivendosjen e paqes dhe të përmbahemi nga përkeqësimi i mëtejshëm i tensioneve. Së katërti, ne duhet të zvogëlojmë ndikimin negativ në ekonominë botërore dhe të përmbahemi nga minimi i stabilitetit të zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit global”, tha Xi.