Kryeministri Rama: Shqipëria kryesoi rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve në shkurt
2024-04-17 14:09:21

Aeroporti shqiptar (Foto Airnews)

Aeroporti shqiptar (Foto Airnews)

Kryeministri Edi Rama publikoi statistikat e “Airports Council Intenational” (ACI), ku vihet re se Shqipëria kryesoi për rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve në shkurt 2024 krahasuar me vitin 2019, shkruan “ATSH”.

“Ne po ngjitemi gjithnjë e më lart. Krenarë të ndajmë që Shqipëria kryeson edhe në rritjen e trafikut të pasagjerëve në shkurt krahasuar me 2019. Shqipëria e bukur është gati për të mirëpritur botën”,- deklaroi kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale.

Sipas këtyre statistikave, Shqipëria shënoi një rritje me 227.9% të trafikut të pasagjerëve në shkurt 2024, krahasuar me vitin 2019.

Tregu shqiptar i fluturimeve ka pësuar rritjen më të madhe në vitin 2023, duke prekur rekord prej 7.26 milionë pasagjerësh. (Elona)