Sulmi nga Irani/ Vendet aleate i kërkojnë nga Izraeli vetëpërmbajtje
2024-04-17 13:16:43

Gjermania, Franca dhe Britania i bënë thirrje Izraelit për vetëpërmbajtje pas sulmit të paprecedentë të Iranit, nga frika se përleshja mund të ndezë më tej tensionet në Lindjen e Mesme dhe t’i sjellë dy vendet në prag të luftës, shkruan “ATSH”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i bëri thirrje Izraelit të ndihmojë në zbutjen e situatës, duke e konsideruar si një sukses që nuk duhet hedhur tutje parandalimin e raketave dhe dronëve.

“Ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës”,- deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron në një intervistë televizive.

Sipas një zyrtari të lartë të qeverisë amerikane, të dielën, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i kërkoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të mendonte me kujdes dhe strategji për rreziqet e përshkallëzimit.

“Gjëja më e mirë për të bërë në rastin e Izraelit është të pranojmë se ky ka qenë një dështim për Iranin”,- tha sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, për mediet lokale.

Brenda qeverisë izraelite, ka thirrje për veprim të shpejtë dhe të ashpër, veçanërisht nga politikanët e krahut të djathtë ekstrem. Megjithatë, palët e vijës së ashpër nuk janë të përfaqësuar në kabinetin e luftës. (Elona)