Ministrja Pirdeni nga Brukseli: Duhen reforma solide konsolidimin e institucioneve demokratike
2024-04-17 13:01:40

Ministrja Pirdeni (Foto ATSh)

Ministrja Pirdeni (Foto ATSh)

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, mori pjesë në Samitin e 5-të për Demokraci në Evropën Juglindore, që u mbajt në Bruksel, shkruan “ATSH”.

Ministrja Pirdeni bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se gjatë fjalës së saj në këtë samit e vuri theksin te vazhdimi i reformave solide dhe gjithëpërfshirëse për transformimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike në Shqipëri, si dhe për avancimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Samiti organizohet nga “International Republican Institute” me mbështetjen e “National Endoëment for Democracy”. (Elona)