Kumbaro në Athinë: Projekt me BB-në për trajtimin e ujërave të ndotura në Vjosë
2024-04-17 10:33:20

Foto nga ATSH

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Oqeani ynë”, një takim shumë i rëndësishëm për të ardhmen e shëndetshme të planetit, zhvilluar në Athinë, Greqi.

Përmes një videomesazhi nga Athina, Kumbaro u shpreh se Shqipëria, si një vend që nuk ndot në shkallë globale, prezantoi në këtë konferencë nismat dhe modelin e saj, citon “ATSH”.

Ministrja nënvizoi se aktualisht Shqipëria po zbaton projektin me Bankën Botërore për sistemin e pastrimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura që derdhen në Vjosë.

“Kemi projektet e ekonomisë qarkulluese për menaxhimin e mbetjeve, si dhe nxisim modelin e ekoturizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, - shtoi ajo. (Elona)