Irani: Nuk kemi programuar veprime të tjera ushtarake kundër Izraelit
2024-04-16 16:49:43

“Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, në përgjigje të sulmit të këtij të fundit në ambientet e konsullatës iraniane në Damask, ishte veprimi minimal ndëshkues i nevojshëm për të garantuar interesat dhe sigurinë tonë kombëtare, bazuar në kapitullin e Kombeve të Bashkuara”,- njoftoi Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit, shkruan “ATSH”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në deklaratë thuhet se Irani shënjestroi ekskluzivisht bazat ushtarake izraelite gjatë operacionit dhe aktualisht asnjë veprim ushtarak nuk është planifikuar ndaj Izraelit.

“Izraeli i ka kaluar vijat e kuqe. Nëse vazhdon veprimet e tij të liga kundër Iranit me çdo mjet dhe nivel, ai do të marrë një përgjigje 10 herë më të fortë”,- bëri të ditur Irani. (Fatosi)