Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës voton sot lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim
2024-04-16 21:13:05

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës pritet të hedhë në votim të martën raportin mbi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë këshill, mes reagimeve të ashpra të Serbisë.

Raporti duhet të votohet nga dy të tretat e anëtarëve të Asamblesë parlamentare, për t’i hapur rrugën vendimit përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës, që duhet të merret në muajin maj në Këshillin e Ministrave të 46 vendeve anëtare të organizatës.

Autoritetet në Serbi që janë vënë në një fushatë për të parandaluar këtë proces, theksojnë se do të luftojnë për të pamundësuar anëtarësimin e Kosovës dhe argumenti kryesor sipas tyre është “mosthemelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.