Kryediplomati britanik: Izraeli të ketë një qasje të zgjuar ndaj Iranit
2024-04-16 17:52:59

Foto:VCG

Foto:VCG

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, i kërkoi Izraelit që të ketë një qasje të zgjuar dhe këmbëngulëse në mospërshkallëzimin e konfliktit me Iranin, shkruan “ATSH”.

“Izraeli duhet ta njohë sulmin e Iranit si një dështim pothuajse total dhe të mendojë me mendje dhe zemër”,- theksoi Cameron.

Ai konfirmoi se avionët britanikë të RAF rrëzuan një numër të vogël dronësh të lëshuar nga Irani në atë që ishte sulmi i tij i parë i drejtpërdrejtë ushtarak në tokën izraelite.

Sulmi i paprecedentë nga Irani, që besohet të jetë si hakmarrje për një sulm ndaj një kompleksi diplomatik iranian në Siri në fillim të këtij muaji, ka ngritur frikën se lufta midis Izraelit dhe Hamasit mund të kthehet në një konflikt më të gjerë rajonal.

Cameron i bëri jehonë komentit të presidentit amerikan Joe Biden se Izraeli duhet ta shohë mbrojtjen e suksesshme kundër raketave dhe dronëve iranianë si një fitore. (Fatosi)