Parlamenti shqiptar drejt miratimit të projektligjit “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”
2024-04-16 14:24:23

Kuvendi i Shqiperise (Foto Atsh)

Kuvendi i Shqiperisë (Foto Atsh)

Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi projektligjin “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”.

Projektligji ka si qëllim të rishikojë dhe të përmirësojë kuadrin e përgjithshëm rregullator për komunikimet elektronike, me qëllim nxitjen e investimeve për rrjetet e komunikimeve elektronike me kapacitete shumë të larta (VHCN), si ato me fibër optike, ashtu edhe ato wireless (5G), shkruan “RTSH”.

Ligji i ri mbështet elementët e sigurisë së furnitorëve, duke i dhënë mundësinë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për të kontrollur mekanizmat e sigurisë në lidhje me origjinën e sistemeve që bëhen pjesë e rrjetit të komunikimeve të Shqipërisë.

Projektligji synon rritjen dhe forcimin e pavarësisë së AKEP-it, në përputhje me parashikimet e direktivës së BE-së. (Fatosi)