Kreu i OKB-së: Aktet e hakmarrjes me përdorim force, të ndaluara me ligj
2024-04-16 11:44:54

CFP

CFP

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje për përmbajtje maksimale pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit.

Ai tha se aktet e hakmarrjes që përfshijnë përdorimin e forcës janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar, shkruan “Panorama”.

“Popujt e rajonit të Lindjes së Mesme po përballen me rrezikun real të një konflikti shkatërrues në shkallë të gjërë. Tani është koha për të qetësuar dhe ulur përshkallëzimin e konfliktit”,- tha Guterres në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. (Fatosi)